Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencionin për Parandalimin e Korrupsionit, shkruan Gazeta Enigma.
Si pasuri të paluajtshme, ish komandanti i UÇK-së, ka raportuar katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë.
Ai ka deklaruar poashtu edhe dy vetura, një në emër të bashkëshortes, e një në emër të tij.
Haradinaj tutje ka raportuar edhe paratë e gatshme në llogari. Ai i ka raportuar 16 mijë euro para të gatshme të tij dhe 58 mijë euro të bashkëshortes.
Mes tjerash Haradinaj ka deklaruar edhe posedimin e aksioneve në HCC sh.p.k ku të ardhura vjetore i ka deklaruar rreth 50 mijë euro në vit.