Publikohet pasuria e Abdixhikut – Dy shtëpi, një banesë dhe tokë

Publikohet pasuria e Abdixhikut – Dy shtëpi, një banesë dhe tokë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), raporton Gazeta Enigma.

Abdixhiku ka deklaruar dy shtëpi (njëra e blerë dhe tjetra e trashëguar), një tokë prej 1500.00 metra katrorë e trashëguar si dhe një banesë e blerë me kredi bankare, në vlerë prej 260 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe një veturë e tipit “Mercedes Benz”, vlera e së cilës është 25 mijë euro, në pronësinë e bashkëshortes.

Ai ka deklaruar edhe tri kredi aktive në vlerë rreth 150 mijë euro total.

Për më shumë shikoni këtu.

Related Articles