Tjetër reagim nga Reali: S’e kemi konsideruar asnjëherë braktisjen e finales

Tjetër reagim nga Reali: S’e kemi konsideruar asnjëherë braktisjen e finales

Real Madridi ka bërë edhe një reagim të premten vonë, pasi kishte reaguar edhe disa orë më parë.  

Ka thënë se lajmet se mund ta mos luajë finalen janë vetëm spekulime.

Klubi mbretëror ka thënë se pavarësisht deklaratave të gjyqtarëve, një finale e tillë nuk mund të njolloset.

Reagimi i plotë i Real Madridit:

“Në dritën e spekulimeve që kanë dalë në orët e fundit, Real Madrid njofton se ekipi ynë nuk e ka konsideruar kurrë tërheqjen nga finalja e nesërme.

Klubi ynë e kupton se deklaratat e papërshtatshme të bëra nga gjyqtarët e caktuar për këtë ndeshje, të bëra 24 orë para finales, nuk mund të njollosin një ngjarje sportive me rëndësi globale që do të ndiqet nga qindra miliona njerëz, dhe nga respekti për të gjithë tifozët që planifikojnë të udhëtojnë për në Sevilla, dhe të gjithë ata që janë tashmë në kryeqytetin andaluzian.

Real Madrid beson se vlerat e futbollit duhet të mbizotërojnë, pavarësisht armiqësisë që është manifestuar edhe një herë sot kundër klubit tonë nga gjyqtarët e caktuar për finalen.”, shkruhet në reagimin e klubit.

Related Articles