Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë muajit mars dhe muajit prill, në zonat kufitare Brezne-Bardhoc, Restelice-Çajë dhe Gorozhub-Pogaj, janë vjedhur tabelat sinjalizuese për banorët e këtyre zonave.
Policia po ashtu bën të ditur se ende nuk kanë identifikuar personat e dyshuar.
Rastet e këtyre vjedhjeve i gjeni më poshtë:
“25.04.2025 – 10:00. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Brezne–Bardhoc. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.
“22.04.2025 – 12:00. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Restelicë–Çajë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.
“01.03-25.04.2025 – NN. Raportohet se nga persona të panjohur është vjedhur tabela sinjalizuese për zonën kufitare për banorët Gorozhub–Pogaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.