Peja vërshohet nga të reshurat

Peja vërshohet nga të reshurat

Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë së dielës kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të qytetit të Pejës, duke krijuar probleme të shumta për banorët dhe duke dëmtuar infrastrukturën lokale.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, disa rrugë kryesore dhe lagje të qytetit, veçanërisht ato në zonat periferike, janë përmbytur, çka ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Në disa zona, uji ka mbuluar rrugët deri në lartësinë e trotuareve, duke pamundësuar qasjen në shtëpi dhe biznese lokale.

Raportohet se përveç reshjeve të mëdha, bllokimi i kanalizimeve ka ndikuar rëndë në përkeqësimin e situatës, duke bërë që uji të depërtojë edhe nëpër oborre dhe hapësira të brendshme të shtëpive private.

Deri në këto momente, Komuna e Pejës nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar lidhur me gjendjen aktuale, masat që po ndërmerren ose ndihmën që do t’u ofrohet qytetarëve të prekur.

Related Articles