Liverpool është shpallur kampion i Premier Leagues për herën e 20-të.
Kjo pas fitores bindëse 5:1 kundër Tottenham Hotspur, katër xhiro para të të përfundojë zyrtarisht sezoni 2024/2025.
Ndeshja nisi me një surprizë të vogël kur në minutën e 12-të, Dominic Solanke kaloi Tottenhamin në epërsi.
Megjithatë, reagimi i “The Reds” ishte i menjëhershëm dhe shkatërrues.
Vetëm katër minuta më vonë, Luis Díaz barazoi shifrat në 1:1, duke rikthyer qetësinë në radhët e tifozëve vendas.
Skuadra e Arne Slot, vazhdoi të dominojë ndeshjen, dhe në minutën e 24-të, Alexis Mac Allister shënoi për 2:1.
Festa u vazhdoi edhe më fuqishëm në minutën e 34-të kur Cody Gakpo realizoi golin e tretë, duke e bërë të qartë se Liverpooli nuk kishte ndërmend të ndalej.
Në pjesën e dytë, Mohamed Salah, shënoi golin e katërt në minutën e 63-të. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Destiny Udogie shënoi një autogol të pafat, duke vulosur rezultatin përfundimtar 5:1 në favor të Liverpoolit.
Me këtë fitore, Liverpooli arrin në kuotën e 82 pikëve, duke siguruar titullin kampion.
Ndërkohë, Tottenham vazhdon krizën e rezultateve dhe ndodhet në pozitën e 16-të me vetëm 47 pikë, duke rrezikuar një përfundim zhgënjyes të sezonit.