Ferizaj është nikoqir i Dritës në kuadër të xhiros së 31-të në Albi Mall Superligë.
Dy skuadrat kanë objektiva të ndryshme, ku Ferizaj synon që ta siguroj mbijetesën, por në të njëjtën kohë të kërkojë edhe një vend në garat evropiane.
Në anën tjetër Drita synon tre pikët, pasi në këtë mënyrë do të afrohej edhe më shumë te titulli.
Dy skuadrat në këtë sfidë futen me të vetmin qëllim, fitoren, edhe pse gjilanasit kanë mungesa të mëdha si Juan Mesa, Rron Broja, Almir Ajzeraj, Kastriot Selmani dhe Blerim Krasniqi.
Formacionet zyrtare:
Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Lamce, Ilieski, Avdulli, Ramusa, Shabani, Nafiu, Er. Sadriu, Ed. Sadriu, Abdul.
Drita: Maloku, Bejtullai, Zenunaj, Ovouka, Sheji, Dabiqaj, Salifu, Kostyshyn, B.Krasniqi, Manaj, Tusha.