Ish-kryenegociatorja për dialog, Edita Tahiri, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, raporton Gazeta “Enigma”.
Tahiri përmes një postimi në Facebook akuzon Kurtin se ka rritur çmimin e energjisë elektrike për shqiptarët, por jo për serbët. Tahiri shprehet se “shteti është peng i Kurtit- pa fare përgjegjësi”.
“Shteti peng i Kurtit- pa fare pergjegjesi- edhe ma keq rrymen ia shtrenjtoi shqiptareve por jo serbeve”, ka shkruar ajo. /Gazeta Enigma/