Bajrami: Institucionet e drejtësisë të veprojnë kundër uzurpatorëve të posteve qeveritare

Bajrami: Institucionet e drejtësisë të veprojnë kundër uzurpatorëve të posteve qeveritare

Hykmete Bajrami e LDK-së, ka reaguar për zhvillimet e fundit në rastin e sheshit “Xhorxh Bush”, raporton Gazeta Enigma.

Ajo ka kërkuar reagim nga institucionet e drejtësisë kundrejt “bllokuesve të punëve publike e uzurpatorëve të posteve qeveritare”.

“Institucionet e Republikës së Kosovës siç janë Policia e Kosovës, Inspektoratet e të tjera nuk duhet të lejojnë të instrumentalizohen e keqpërdoren nga deputetët e LVV-së, të cilët tashmë kanë shkelur betimin e deputetit, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Sipas saj “Xhelal Sveçla, Hajrullah Çeku dhe ish-ministra të tjerë, tashmë deputetë nuk kanë asnjë autorizim apo autoritet më shumë se deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës. Prandaj askush s’duhet të ju nënshtrohet dhe të përfillë urdhrat dhe kërkesat e tyre, joligjore dhe për interesa të ulëta politike”.

Ajo ka fajësuar LVV-në “që tash e katër vite përmes pushtetit, nuk ka lënë komunë pa e bllokuar – herë duke ndalur fondet, e herë projektet”.

“Por ngjarjet e ditëve të fundit, me rastin e sheshit “Xhorxh Bush”, nuk janë vetëm kundër Komunës së Prishtinës, por edhe kundër vetë qytetarëve – një skandal më vete. Bllokuesve dhe uzurpatorëve, të cilët paradite dërgojnë letër se gjithçka është në rregull dhe pasdite përdorin policinë për të ndërprerë punimet, duhet t’u thuhet: mjaft”, shtoi tutje ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles