Më në fund Kurti flet: Fillimisht Kuvendi, mandej Qeveria

Më në fund Kurti flet: Fillimisht Kuvendi, mandej Qeveria

Më në fund kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Albin Kurti e çeli gojën rreth situatës aktuale politike në vend.

Teksa shkoi në Istog për të vendosur gurthemelin e projektit të Banimit të Përbashllueshëm dhe Social, ai u ndesh sërish me pyetjen rreth konstituimit të Kuvendit.

Kurti i buzëqeshur u përgjigj shkurt për mediat lokale në Istog: “Fillimisht Kuvendi, mandej Qeveria”.

Ndryshe, kryetari i LVV-së nuk e ka thënë asnjë fjalë që nga seanca e parë konstituive e deri dje kur edhe dështoi e teta me radhë për ta votuar kryeparlamentare kandidaten e tyre, Albulena Haxhiun.

Nesër, më 1 maj pritet të mbahet seanca e nëntë konstituive e cila poashtu pritet të dështojë pasi Opozita vazhdimisht deklaron se nuk do të ndryshojë qëndrim deri në ndryshimin e emrit të Haxhiut.

Related Articles