Këtë të mërkurë në media u raportua se një fëmijë 10-vjeçar me emrin Aurel Krasniqi nga Fushë Kosova është zhdukur, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se rasti në fjalë është duke u hetuar.
“Person i zhdukur, është raportuar në stacionin policor të Fushë Kosovës. Hetuesit në koordinim me familjen dhe institucionet përkatëse po trajtonë informacionet që ndërlidhen me rastin dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Ahmeti. /Gazeta Enigma/