Një grua 65-vjeçare ka humbur jetën nga aksidenti mes dy veturave që ndodhi gjatë ditës së sotme në hyrje të Skenderajt.
Në këtë aksident janë lënduar edhe katër persona të tjerë të cilë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Rastin e ka konfirmuar policia e Mitrovciës.
“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën viktima femër rreth 65 vjeçare., ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal ne Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, thanë nga policia.