Shpërthimi i veturës së u.d të drejtorit të QKUK-së, Vitia: Sulmi do marrë përgjigjen që meriton

Shpërthimi i veturës së u.d të drejtorit të QKUK-së, Vitia: Sulmi do marrë përgjigjen që meriton

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar pas incidentit të ndodhur paraditen e 30 prillit, ku një shpërthim i dyshuar u raportua në veturën private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari.

Ngjarja ndodhi në rrethana ende të paqarta në parkingun e administratës së Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), pak para fillimit të mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vitia tha se askush nuk mund ta sfidojë shtetin dhe institucionet pa u përballur me drejtësinë.

“Kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë. Sulmi ndaj U.d. Drejtorit të QKUK-së do të marrë përgjigjen që meriton. Nuk ka kthim pas sepse asnjë prej nesh nuk do ta lejojë këtë në asnjë rrethanë,” ka shkruar ministri Vitia.

ShSKUK në një njoftim zyrtar bëri të ditur se vetura ishte e parkuar në hapësirat e administratës kur ka ndodhur dëmtimi, ndërsa organet kompetente janë njoftuar menjëherë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.

Related Articles