Abdixhiku pas seancës: Me të tillët s’mund të kesh takim as mirëkuptim

Abdixhiku pas seancës: Me të tillët s’mund të kesh takim as mirëkuptim

 Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka folur pas dështimit të sotëm të seancës, duke e cilësuar veprimin e LVV-së si ‘‘arbitraritet i plotë’’, shkruan Gazeta Enigma.

I pari i LDK-së, ka vlerësuar se kjo qasje e VV-së duhet të refuzohet.

“A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë”, tha Abdixhiku duke shtuar se “Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë”.

“Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin! Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund! Është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë. LDK e ka të qartë. Prandaj është konsistente. Para, gjatë e pas zgjedhjeve. Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar”, shtoi ai. / Gazeta Enigma.

Related Articles