Malisheva dhe Dukagjini ndajnë pikët

Malisheva dhe Dukagjini ndajnë pikët

Malisheva ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar. 

Rastet e para serioze për gol i takuan Malishevës, të cilët rrezikuan dy herë përmes Drilon Hazrollajt dhe Altin Aliut, por u ndalën nga portieri mysafir Margono. 

Me rezultat të barabartë 0-0 dy skuadrat shkuan në pushim pas 45 minutave. 

Në pjesën e dytë klinasit ia dolën të fitojnë penallti në minutën e 56-të, të cilën e konkretizoi në gol Mërgim Pefqeli për rezultatin 1-0. 

Vendasit patën një tjetër rast ideal me Aliun në minutën e 78-të për të barazuar shifrat, por ai nuk ia doli të gjejë portën. 

Pas disa përpjekjeve të njëpasnjëshme, Malisheva ia doli të barazojë shifrat në minutën e 85-të me një super gol të Drilon Hazrollajt për rezultatin 1-1.

Me këtë barazim Malisheva shkon në kuotën e 48 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Dukagjini ka 41 sosh dhe aktualisht renditet e gjashta.

Related Articles