21 vjeçari shqiptar humbi jetën tragjikisht në Greqi

21 vjeçari shqiptar humbi jetën tragjikisht në Greqi

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Polikarpi të Almopisë, në Pella.

Sipas raportimeve të aridaianews.gr., automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashtë saj.

Një tjetër shofer, që udhëtonte në të njëjtën rrugë, ka njoftuar menjëherë ndihëm e shpejtë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka gjetur 21-vjeçarin pa ndjenja.

Ai është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë plagëve.

Related Articles