Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundrejt zhbllokimit të situatës në të cilën ndodhet vendi, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se LVV-a nuk mund ta mbajë “peng shtetin”, teksa ka theksuar se PDK-ja është e gatshme ta votojë ndonjë kandidat tjetër, nëse propozohet nga LVV.
“Nuk mundet me mbajtë peng me zor shtetin, nëse vërtetë dëshiron që të kemi rrugëdalje e ftoj që ta ndryshoj kandidaten. Ne kemi dhënë mundësinë që të ndërrohet kandidati që do ta votojmë ne. Ne jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë tona, por duket se LVV duke mos dashur ta pranojë humbjen, po vazhdon ta mbajë vendin peng”, tha Krasniqi.
“Përgjegjësia është e tyre, por një gjë ta kenë të qartë, kur nuk të pëlqen dhe nuk pajtohesh me realitetin nuk mund ta ndryshosh atë, por duhet ta ndërrosh vetveten”. / Gazeta Enigma.
Krasniqi – LVV-së: Nuk mund të mbahet peng shteti, ndërrojeni kandidaten
