LDK deklarohet pas ftesës së Kurtit për koalicion

LDK deklarohet pas ftesës së Kurtit për koalicion

Pas bllokadës institucionale në vend, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ku e ftoi atë për koalicion, raporton Gazeta Enigma.

Në letër theksohet se ftesa për marrëveshje politike për bashkëqeverisje, po bëhet “me qëllim të tejkalimit të ngërçit institucional”.

Zëdhënësi i LDK-së dhe njëherësh deputet i saj, Besian Mustafa ka konfirmuar se e letrën e kanë pranuar, dhe shpejtë do dalin me përgjigje.

“Kryetari Abdixhiku do të kthejë përgjigje me kohë,” ka deklaruar shkurt Mustafa.

Related Articles