Barcelona do të zhvillojë një ndeshje vendimtare në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma, ku do të përballet me Interin në stadiumin “San Siro” në Itali.
Të dyja skuadrat do të luftojnë për një vend në finalen e madhe, pas barazimit dramatik 3:3 në përballjen e parë mes tyre.
Për këtë sfidë të rëndësishme, katalanasit do të kenë në dispozicion sulmuesin polak Robert Lewandowski, i cili ishte jashtë fushave që nga ndeshja me Celta Vigon për shkak të një lëndimi. Megjithatë, Barcelona do të jetë pa shërbimet e Baldes dhe Koundes, të cilët mungojnë gjithashtu për shkak të lëndimeve.
Kujtojmë se kjo përballje pritet të fillojë nesër në orën 21:00.