Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë pas arrestimit të anëtarëve të Partisë Socialdemokrate në aksionin kundër vendosjes së taksës ngjitëse prej 5 euro për regjistrimin e veturave.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se u jep mbështetje protestuesve pasi sipas tij kjo po bëhet kundër një plaçke publike.
Abdixhiku ka përmendur edhe kontratën e Ministrisë së Infrastrukturës, i cili po ashtu ftoi prokurorinë që të hetohet shpërdorimin 2 milionësh.