Flitet për rritje të bashkëpunimit mes forcave të armatosura kosovare dhe gjermane

Flitet për rritje të bashkëpunimit mes forcave të armatosura kosovare dhe gjermane

Gjeneral Brigade Andreas Pfeifer, Drejtor i Operacioneve të Bundesëehr-it Gjerman në Komandën e Operacioneve të Forcave të Përbashkëta është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Gjeneral Brigade Andreas Pfeifer, drejtor i Operacioneve në Komandën e Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundesëehr-it gjerman, i cili është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

FSK njofton se Gjeneral Jashari e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Bundesëehri për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.

“Gjithashtu Gjeneral Jashari diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor. Kurse Gjenerali Pfeifer e përgëzoi Gjeneral Jasharin për vizionin e tij në udhëheqjen e FSK-së dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera shtohet se në fund të dy gjeneralët diskutuan për aktivitetet e përbashkëta dhe mundësitë e tjera të thellimit të bashkëpunimit në mes të dy forcave të armatosura në interes të ruajtjes së paqes dhe sigurisë dhe rritjes së ndërveprueshmërisë.

Related Articles