Doarsa Kica-Xhelili edhe Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë dorëzuar kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale, ndaj kryeminsitrit në detyrë Albin Kurti dhe ministrave të tij po ashtu në detyrë, për të cilët i akuzon për “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve”.
Kallëzimi vjen pasi Kurti dhe bashkëpartiakët e tij vazhdojnë të mbesin “në detyrë” në Qeveri dhe në po të njëjtën kohë janë deputetë në legjislaturën e re. /Gazeta Enigma