Kupina: Presidentja Osmani është e gatshme për një takim me partitë politike

Kupina: Presidentja Osmani është e gatshme për një takim me partitë politike

Tash e një muaj Republika e Kosovës, është pa Qeveri edhe pas çertifikimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, partitë nuk po e gjejnë ‘mesin e artë’, shkruan Gazeta Enigma.

Pas një ‘bllokade’ në Kuvend, ku për të 12 herë ka dështuar votimi për kryeparlamentarin e Kuvendit të propozuar nga LVV, dhe përderisa nuk ka një koalicion në ardhje, partitë politike kanë kërkuar ndërmjetësim të presidentes së vendit Vjosa Osmani.

Këshilltari për media e Osmanit, deklaroi se presidentja ka shprehur gatishmëri për përfshirje që nga 16 prilli.

Sipas Kupinës, tash që disa parti politike kanë shprehur publikisht interesimin për një takim të përbashkët me Presidenten, Kabineti i saj do të nisë kontaktet me subjektet politike për të koordinuar kohën më të përshtatshme për të gjithë pjesëmarrësit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osnani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha këshilltari për media i residentes, Bekim Kupina, për Gazetën Enigma./GazetaEnigma/

Related Articles