Çitaku: Këndelluni, mos e mbani peng Kosovën se është më e madhe se egoja e Albinit

Çitaku: Këndelluni, mos e mbani peng Kosovën se është më e madhe se egoja e Albinit

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se në vendin tonë nuk ka krizë institucionale por vakum kushtetues.

Çitaku thotë se Kurti përveç që nuk e sheh krizën institucionale e politike, nuk e sheh as krizën ekonomike

Ajo këshilloi Kurtin që të këndellet dhe të zhbllokojë situatën dhe mos ta mbajnë peng Kosovën.

Duke shtuar se Kosova është më e madhe sesa egoja e Kurtit.

“S’ka krizë institucionale” paska thënë A.K. Ndërkohë, zgjedhjet kanë përfunduar para më shumë se tre muajsh, dhe Kosova është ende pa Kuvend funksional dhe pa Qeveri legjitime. Për Albinin nuk ka krizë, as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritje të çmimit të energjisë, e as të kostos së jetesës. Shkurt e shqip, gjithçka në rregull paska thënë ai. Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit”, shkroi Çitaku.

Related Articles