Partia, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se sot në ora 11:00, deputetët e saj do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa vendimeve të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Kërkesa përfshin të gjitha veprimet që lidhen me seancën konstituive të Kuvendit dhe vazhdimet e saj, të përmbledhura në dokumentin zyrtar “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, që përfshin mbledhjet e mbajtura më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025. / Gazeta Enigma