Faton Peci nga partia “Guxo” ka konfirmuar se partia e tij nuk ka marrë ftesë nga presidentja Vjosa Osmani për konsultime, raporton Gazeta Enigma.
“Ne nuk kemi marrë ftesë, por do duhej të merrnim ftesë sepse jemi subjekt i certifikuar nga KQZ”, theksoi Peci.
Ai tha se për pjesëmarrjen ose jo në takim do vendosin në kryesi.
Kujtojmë se vet presidentja aktuale Vjosa Osmani e kishte themeluar partinë “Guxo” dhe ishte në krye të saj. / Gazeta Enigma.
E konfirmon Peci, ish partia e Osmanit s’ka marrë ftesë nga presidentja
