Bujku Ismajl Balaj nga fshati Llaushë e Skënderajt ka folur për dëmet që i janë shkaktuar nga breshëri që ka rënë në këtë pjesë të Kosovës.
Ai ka theksuar se edhe vitin e kaluar ishte dëmtuar nga reshjet e mëdha të shiut.
“Kam të mbjellur gjysmë hektari me speca dhe me dredhëza. Është një dëm shumë i madh për mua, rreth 15 mijë euro dëmin e kam, fidanet e dredhëzave kanë kushtuar 15 cent, i kam pasë të mbjellura rreth 70 mijë fidane”.
“Komuna nuk ka buxhet e dimë, por duhet ta bëjë verifikimin e dëmeve dhe atë ta qojë për verifikim në Ministrinë e Bujqsisë. Edhe vitin e kaluar ishim të dëmtuar nga reshjet e mëdha të shiut”, ka thënë Balaj për Klanin, transmeton Gazeta Enigma.
Ai ka shtuar se akoma nuk kanë filluar të marrin të holla nga Ministria e Bujqësisë për dëmet e shkaktuar në vitin e kaluar.