Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Kier Starmer, ka mbërritur në Shqipëri, në një vizitë zyrtare që shënon herën e parë që një kryeministër britanik viziton vendin.
Pas një takimi me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Starmer është pritur me nderime shtetërore nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni solemne në Tiranë.
Vizita e tij ndodh një ditë para mbajtjes së Samitit Evropian në kryeqytetin shqiptar, ku pritet të marrin pjesë edhe liderë të tjerë evropianë për të diskutuar çështje kyçe rajonale dhe integrimin evropian.