Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, i është bashkuar asambleisti në Asamblenë komunale të Vitisë nga Vetëvendosje, Bajram Sokoli.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i degës së PDK-së në Viti, njëherësh kandidat për kryetar të komunës nga kjo parti.
Bekim Azizi, e konfirmoi ardhjen e asamblistit të Vetëvendosjes në Degën e PDK-së, nëpërmjet fotos, të cilën e ka publikuar në rrjetin social.
Ai me këtë rast, ka shkruar si vijon: “Ekipit të Kryetarit Bekim Azizi i bashkohet edhe Asamblisti i VV Bajram Sokoli.”
Kryetari i degës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Vitisë nga PDK, Bekim Azizi me bashkëpunëtorë, do ta zhvillojnë një betejë politike shumë të përkushtuar për arritjen e fitores në zgjedhjet lokale.
Ky aderim nga Vetëvendosje është i mirëseardhur për këtë degë, ngase, dëshmon se vizioni i Azizi për Vitinë, po gjen përkrahje te qytetarët, madje edhe te subjektet tjera politike.