Të premten parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat do të fillojnë që nga orët e para të mëngjesit, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas Meteo Kosova reshjet herë pas here pritet të jenë më intensive, ndërsa në zonat malore edhe reshje bore. Mund të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Sipas parashikimeve të fundit, orëve të pasditës dhe mbrëmjes, nuk përjashtohet mundësia për reshje bore edhe në ultësira, konkretisht në Rrafshin e Kosovës.
Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje gradualisht gjatë ditës, nga 12 deri në 14°C sa pritet të jenë rreth mesnatës, duke zbritur prej 2 deri në 4°C në orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes. / Gazeta Enigma.