Shefi i NATO-s, Mark Rutte pritet në Tiranë nga Edi Rama

Shefi i NATO-s, Mark Rutte pritet në Tiranë nga Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, raporton Gazeta Enigma.

Kështu ka njoftuar Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi.

“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, ka shkruar Rama.

Sot në Tiranë do të mblidhet Komuniteti Politik Evropian, ku do të marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të Evropës. / Gazeta Enigma.

Related Articles