Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:00 të mëngjesit, në fshatin Shtrubullovë të Drenasit, ku treni ka goditur një veturë, raporton Gazeta “Enigma”.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, deklaroi Ahmeti. /Gazeta Enigma/