Barcelona humb në shtëpi nga Villarreali, fitojnë Real Madridi dhe Atletico Madridi

Barcelona humb në shtëpi nga Villarreali, fitojnë Real Madridi dhe Atletico Madridi

Java e para-fundit, ajo e 37-të në La Liga, ka sjell disa rezultate interesante, me Barcelonën që u shpall kampion javë më parë, por sot dështoi të fitojë në shtëpi.

La Liga solli surpriza, me Barcelonën që pësoi humbje para tifozëve të vet, ndërsa dy skuadrat madrilene siguruan fitore bindëse.

Barcelona u mposht nga Villarreali me rezultat 3-2, në një ndeshje dramatike ku mysafirët dolën me tri pikë të plota.

Ayoze Perez i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e katërt, por Lamine Yamal i barazoi shifrat në minutën e 38-të. 

Në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, Fermin Lopez, e kaloi në epërsi Barçën. Villarreali e barazoi rezultatin në minutën e 51-të fal golit që e realizoi Santi Comesana.  Tajon Buchanan e shënoi golin e fitores për 3:2 në minutën e 80-të.

Real Madridi, triumfoi me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Sevillës, duke u kthyer te fitorja.

Mbappe shënoi golin e parë në minutën e 75-të, ndërsa golin e dytë e shënoi në minutën e 87-të, Jude Bellingham.

Ndërkohë, Atletico Madridi shfaqi formë të shkëlqyer në ndeshjen ndaj Real Betisit, duke fituar me rezultat të thellë 4-1 dhe duke konfirmuar vendin e tretë në klasifikim.

Julian Alvarez realizoi dy gola e një asistim. Shënoi në minutën e 10-të për 1:0, ndërsa Robin Le Normand e dyfishoi rezultatin. Pablo Fornals shënoi për mysafirët në minutën e 67-të.

Alvarez më pas shënoi për 3:1 në minutën e 75-të, kurse Angel Correa e vendosi rezultatin përfundimtar me gol të minutës së 96-të.

Në ndeshjet tjera, Leganesi fitoi me rezultat minimal në udhëtim, duke mposhtur Las Palmasin (1-0), ndërsa Getafe tregoi efikasitet në sulm dhe mori një fitore të rëndësishme në fushën e Mallorcës me rezultat 2-1.

Osasuna dominoi ndaj Espanyolit me dy gola pa përgjigje dhe arkëtoi fitore të merituar në shtëpi, ndërsa në një nga ndeshjet më dramatike të javës u zhvillua në San Sebastian, ku Sociedad mposhti Gironën me rezultat të ngushtë 3:2.

Athletic Bilbao tregoi superioritet ndaj Valencias dhe me dy gola të bukur arriti një fitore të pastër, duke konfirmuar pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve..

Alavesi fitoi me rezultat minimal në udhëtim (1-0) ndaj Real Valladolid.

Related Articles