Sot bëhen 26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Sot bëhen 26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Më 19 maj bëhen 26 vjet nga përvjetori i Masakrës së Dubravës.

Në këtë datë të 199-s është kryer një prej masakrave më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi serb, ku brenda burgut ishin vrarë 160 shqiptarë dhe janë plagosur mbi 300 të tjerë.

Kjo masakër është kryer brenda pesë ditëve, nga 19 deri më 24 maj.

Nga aty kanë dalë edhe dëshmitarë që i kanë mbijetuar masakrës, e që pastaj kanë rrëfyer për tmerrin e përjetuar.

Për këtë masakër s’është dënuar ende askush, por po zhvillohet proces gjyqësor ndaj Gavrilo Milosavleviq, gardian në atë kohë, që dyshohet për vrasje masive.

Related Articles