Krasniqi: Kuvendi mund të konstituohen për 24 orë nëse Kurti tërheqë Haxhiun

Krasniqi: Kuvendi mund të konstituohen për 24 orë nëse Kurti tërheqë Haxhiun

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur shqetësimin e tij pas dështimit të sotëm të konstituimit të Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka shtuar se situata është për keqardhje, duke thënë se partia e parë s’i ka votat për konstituim.

“Kjo situatë është shumë e thjeshtë, për 24 orë mund të konstituohet Kuvendi e Qeveria nëse Albin Kurti dhe VV-ja tërhiqen nga Albulena Haxhiu, pasi nuk është ajo më e rëndësishme se 1 milion qytetarë që kanë votuar”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së u shpreh se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje, por për to tha se duhet të ketë dakordim politik.

Ai në fund të deklarimit tha “urojë të shihemi më rrallë tash e tutje”, duke nënkuptuar se nuk do marrin pjesë në seancat e radhës. / Gazeta Enigma.

Related Articles