Osmani takohet me delegacionin e Kongresit Amerikan, flasin për bashkëpunimin me Kosovën

Osmani takohet me delegacionin e Kongresit Amerikan, flasin për bashkëpunimin me Kosovën

Vjosa Osmani u takua sot me delegacionin e Kongresit Amerikan, kryesuar nga kongresisti Michael Turner.

Takimi zuri vend në Dayton të Ohios, ku u bisedua mbi bashkëpunimin Kosovë-SHBA.

“Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara – për sigurinë tonë, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik” shkroi Osmani në Facebook, pas takimit.

Ky është postimi i plotë i presidentes:

Në Dayton, pata nderin të takoj Delegacionin e Kongresit Amerikan, të kryesuar nga Kongresisti Michael Turner, udhëheqës i Delegacionit të ShBA-ve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në takim, së bashku me kongresistët Brett Guthrie, Linda Sánchez dhe Joe Wilson, biseduam për mënyrat konkrete për ta thelluar më tej bashkëpunimin me aleatin kryesor të popullit të Kosovës, sidomos në fushat e mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.

Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara – për sigurinë tonë, për demokracinë tonë dhe për rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik.

Related Articles