Të paktën tetë persona janë vrarë dhe mbi 30 të tjerë janë plagosur nga sulmet me dronë dhe raketa të ushtrisë ruse gjatë natës në Ukrainë, raportojnë autoritetet lokale.
Sipas BBC, katër viktima janë shënuar në rajonin perëndimor të Khmelnytskyit, tre në rajonin e Kievit dhe një tjetër në qytetin jugor të Mykolaivit.
Këto sulme ndodhën një ditë pas një prej goditjeve më të rënda që ka përjetuar Kievi që nga fillimi i pushtimit rus.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 95 dronë ukrainas në disa rajone të Rusisë, përfshirë Moskën, gjatë një periudhe katër-orëshe të shtunën në mbrëmje. Nga ky sulm nuk raportohet për viktima.