Ish-kryeministri britanik bëhet baba për herë të nëntë

Ish-kryeministri britanik bëhet baba për herë të nëntë

Carrie dhe Boris Johnson janë bërë prindër për herë të katërt. Atyre u erdhi në jetë një vajzë.

Poppy Eliza Josephine Johnson ka lindur më 21 maj, shkroi Carrie në një postim në Instagram ku shtoi edhe disa imazhe të foshnjës.

“Nuk mund ta besoj sa e bukur dhe e vogël je”, shkroi ajo.

Vajza i bashkohet djemve të tyre, Wildfred dhe Frank dhe vajzës tjetër Romy. Vajza është fëmija i nëntë i ish-kryeministri britanik.

Ish-udhëheqësi i konservatorëve ka katër fëmijë të rritur me gruan e tij të dytë, Marina Wheeler, dhe një vajzë tjetër nga një lidhje.

Ai ishte kryeministër nga korriku 2019 deri në dorëheqjen e tij në shtator të vitit. 2022.

Related Articles