Këto ekipe nga Kosova do luajnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm

Këto ekipe nga Kosova do luajnë në garat evropiane sezonin e ardhshëm

Sot (e diel) ka përfunduar edicioni 2024/2025 në Superligën e Kosovës në futboll.

Në një sezon me shumë befasi, Drita ia doli që ta rikthejë titullin kampion në Gjilan duke lënë pas veten ish-kampionin Ballkanin që nuk kaloi një sezon të suksesshëm.

Në atë që ishte një maratonë ndeshjesh, këtë të premte u luajtën të gjitha ndeshjet në një orar.

Drita triumfoi me rezultat 4-1 ndaj Feronikelit ‘74, ndërsa Prishtina luajti baras me rezultat 2-2 ndaj Malishevës.

Me rezultat të njëjtë përfunduan edhe dy duelet e tjera Suhareka-Ballkani dhe Ferizaj-Gjilani.

Llapi në ndërkohë mori një fitore jetike ndaj Dukagjinit me rezultat 3-1, duke siguruar kështu barazhin.

Tashmë janë konfirmuar edhe katër ekipet të cilat do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Drita – si fituese e kampionatit kosovar do të luajë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Ballkani – si nënkampion i Kosovës do të luajë në kualifikueset e Ligës së Evropës.

Prishtina – si fituese e Kupës së Kosovës do të luajë po ashtu në kualifikueset e Ligës së Evropës.

Malisheva – si e treta e pozicionuar në tabelë do të luajë në kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Related Articles