Kapet sasi droge në Prishtinë dhe Morinë – dy persona nën hetim

Kapet sasi droge në Prishtinë dhe Morinë – dy persona nën hetim

Njësitet policore të antidrogës kanë ndërmarrë një aksion të suksesshëm në luftën kundër narkotikëve, ku ka konfiskuar sasi të ndryshme të substancave të dyshuara narkotike dhe pajisjeve të lidhura me përpunimin dhe shpërndarjen e tyre.

Fillimisht, siç njofton policia, në pikën kufitare PKK-Morinë gjatë një kontrolli të detajuar në një veturë me targa vendore që drejtohej nga një shtetas shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kanabis sativa.

Më pas, gjatë bastisjes në një banesë në Prishtinë që lidhet me një të dyshuar femër, janë gjetur dhe konfiskuar: 74 gramë marihuanë (në dy qese), 3 cigare të mbështjella me marihuanë (5 gramë), 1 fishek, 3 peshore digjitale, 1 telefon i markës iPhone, 1 pasaportë shqiptare në emër të të dyshuarës, 1 mulli për bluarje (grinder) dhe disa qese plastike për paketim të narkotikëve.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.

Related Articles