Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka qenë i prerë se askush përveç personave nga LDK, “nuk guxon” ta telefonojë apo kontaktoj.
Zemaj u shpreh kështu kur u pyet nëse është konataktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, rreth votimit të Albulena Haxhiut për kryeparalamentare.
Të hënën, shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se dy deputetët të kësaj partie janë kontaktuar nga LVV.