Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se gjendja është “shumë urgjente dhe serioze”, por se i takon partisë së parë që të bëjë zgjidhje.
“Kemi dhënë një propozim që të bëhemi bashkë e të dalim prej kësaj krize. Është turp ajo që po ndodhë. Më shumë se kaq LDK nuk mund të bëjë. Nuk ka çantë magjike LDK-ja që t’i zgjidhë problemet. Duhet kompromis, duhet të ulemi e të bisedojmë për zgjidhjen eventuale”, tha Abdixhiku.
“I ke 48 deputetë. A e din çfarë fuqie politike është me i pas 48 deputetë? Dhe nuk je në gjendje me u ulë me dikë e me bo zgjidhje dhe thua se ‘kjo nuk është urgjencë’, kjo tregon qartë se në çfarë gjendje jemi”, u shpreh tutje ai. /Gazeta Enigma