Lagjja e Balecit në Gjilan, pas një çerek shekulli pritjeje, më në fund është pajisur me një rrjet të ri elektrik dhe sistem modern të ndriçimit publik, shkruan Gazeta “Enigma”.
Projekti shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës për banorët e kësaj lagjeje.
Me përfundimin e këtij projekti, rrjeti elektrik është modernizuar plotësisht, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt në rrugët kryesore dhe dytësore ka transformuar pamjen dhe sigurinë e lagjes gjatë natës.