Në seancën ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku kërkoi që klienti të saj t’i bëhet ekzaminimi i statusit mendor.
Ky propozim i avoktes është pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Seanca gjyqësore e radhës për vrasjen e Liridona Ademajt u caktua me 2 korrik në ora 13:10.
Në seancën e 2 korrikut pritet të dëshmojë vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj.
Gjyqi do të vazhdojë edhe në datat 9 korrik, në ora 13:10, si dhe me 14 korrik në ora 09:00.
Sot, i akuzuari Naim Murseli u deklarua i pafajshëm para Gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt.
Madje ai tha se po u vërtetuan pretendimet e Prokurorisë, ai vetë për veten do të kërkojë burgim të përjetshëm.
“Unë deklarohem i pafajshëm dhe sa i përket akuzës, vetëm dua të shtoj se po të vërtetohen pretendimet e prokurores, unë vet për veten time do të kërkoj dënim me burgim të përjetshëm”, tha Murseli.
Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.