Koronavirusi është larg së konsideruari drejt përfundimit dhe këtë e tregojnë shifrat në rritje të infektimeve në shumë vende të botës.
Në bazë të raportimeve të ditëve të fundit, universiteti Techische i Berlinit jep alarmin se vendi rrezikon një valë të re infektimesh në muajin tetor.
Sipas ekspertëve, rritja e rasteve të reja do të sjellë dhe shtimin e shtrimeve në spitale dhe për këtë arsye ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn iu bëri edhe njëherë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen./A2