Tahiri kundër mbajtjes së dy palë zgjedhjeve: Kosovën i duhen zgjedhje për qytetarët, e jo për politikën

Tahiri kundër mbajtjes së dy palë zgjedhjeve: Kosovën i duhen zgjedhje për qytetarët, e jo për politikën


Abelard Tahiri i PDK-së, ka akuzuar sërish LVV-në se ajo është bllokuesja e procesit në Kuvend, raporton Gazeta Enigma.

Sipas tij ata s’i kanë numrat për ta bërë Qeverinë.

“Fatkeqsisht duke mos i pasur numrat që ta bëjnë Qeverinë kanë vendos që si barrikadë ta vendosin një grua që po e degjilitimojnë e dëmtojnë reputacionin e saj çdo ditë”, theksoi ai.

Ai ka folur edhe për propozimin e LVV-së, që dy palë zgjedhje të mbahen njëkohësisht.

“Çështja e zgjedhjeve nacionale bashkë me lokale është politike. Nëse dojnë për qytetarët, proceset duhet të jenë të ndara, sepse qytetarët duhet të jenë mjaftushëm të angazhuar kush i përfaqëson në asamble, e kush në Kuvend”, theksoi ai. / Gazeta Enigma.


Related Articles