FC Prishtina njofton për largimin e Albin Krasniqit, pritet kalimi i tij në Ukrainë

FC Prishtina njofton për largimin e Albin Krasniqit, pritet kalimi i tij në Ukrainë

FC Prishtina këtë të shtunë ka njoftuar për largimin e futbollistit Albin Krasniqi, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook kanë deklaruar se klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij që dha për FC Prishtinën.

Krasniqi ishte pjesë e kryeqytetasve për dy vite, pasi iu bashkua atyre së bashku me Drilon Islamin nga Ferizaj. Paraqitjet e tij të mira për bardhëekaltërit kanë bërë që ofertat për të nga jashtë vendit të mos mungojnë.

“Faleminderit Albin !Pas dy viteve të mbushura me përkushtim, pasion dhe lojëra të paharrueshme, 𝗔𝗹𝗯𝗶𝗻 𝗞𝗿𝗮𝘀𝗻𝗶𝗾𝗶 mbyll kapitullin e tij me FC Prishtinën. Me 60 paraqitje në fanellën bardhekaltër, Albin kontribuoi fuqishëm në sukseset e klubit, duke ndihmuar në fitimin e Kupës së Kosovës dhe Superkupës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ata kanë theksuar se “Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin tënd. Suksese në kapitullin e radhës Albin!”

Sipas raportimeve të fundit, Krasniqi pritet që të transferohet në Ukrainë tek Kolos Kovalivka, aty ku luan edhe Ilir Krasniqi. /Gazeta Enigma/

Related Articles