Një person është gjetur pa shenja jete sot në Pejë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Rozafa” në Pejë, rreth orës 18:30.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, duke pohuar se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Policia menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në IML-Prishtinë, për obduksion”, deklaroi Rugova.