Një burrë nga Istogu është arrestuar pasi që kishte shkrepur aksidentalisht me armë zjarri që e mbante pa leje.
Si pasojë e shkrepjes aksidentale të armës, është plagosur viktima mashkull kosovar dhe vet i dyshuari.
Viktima është në tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari është liruar me vendim të prokurorit.
“Istog, 17.07.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkrepur aksidentalisht me armë zjarri të cilën ai e mbante pa leje. Si pasoj e shkrepjes aksidentale të armës është plagosur viktima mashkull kosovar dhe vet i dyshuari. Viktima është në tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.