Një person e ka sulmuar një person tjetër me mjet të fortë sot në oborrin e Gjykatës në Suharekë. Të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se rasti ka ndodhur në orët e paradites.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Sot, më datë 18.06.2025, në orët e paradites, ndërsa ishit duke pritur në oborrin e Gjykatës në Suharekë, një person ka sulmuar një person tjetër me një mjet të fortë. Të dy palët ishin të përfshira në një seancë gjyqësore. Policia është në vendngjarje dhe është duke hetuar rastin”, tha Bytyqi.